Miftaraj: Të ndalen presionet dhe ndërhyrjet ndaj gjyqtarëvë të Kushtetueses

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme përmes së cilës ua ndalon deputetëve të ndërmarrin veprime si dhe ndalon zhvillimin e ndonjë procedure për formimin e Qeverisë së re të Kosovës deri me datën 30 shtator. Edhe pak ditë na ndajnë nga vendimi i Kushtetueses dhe pritet të shihet se si do të procedohet tutje…

Lajme

23/09/2025 12:50

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme përmes së cilës ua ndalon deputetëve të ndërmarrin veprime si dhe ndalon zhvillimin e ndonjë procedure për formimin e Qeverisë së re të Kosovës deri me datën 30 shtator.

Edhe pak ditë na ndajnë nga vendimi i Kushtetueses dhe pritet të shihet se si do të procedohet tutje me këtë çështje.

Në lidhje me këtë situatë të krijuar dhe se çfarë vendimi mund të sjellë Gjykata Kushtetuese ka folur për “Gazeta Blic” drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj.

Miftaraj tha se nëse ‘merren për bazë Aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014 dhe 2025, standartin që është ndërtuar në 11 vitet e fundit lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Gjykata Kushtetuese mund të kërkoj kthimin e votimit në pako për dy nënkryetarët e komuniteteve jo-shumicë’.

“Nëse merren për bazë Aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014 dhe 2025, standartin që është ndërtuar në 11 vitet e fundit lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Gjykata Kushtetuese mund të kërkoj kthimin e votimit në pako për dy nënkryetarët e komuniteteve jo-shumicë” deklaroi Miftaraj.

Miftaraj theksoi se IKD në vazhdimësi e ka potencuar se kriza lidhur me konstituimin e Kuvendit nuk ka qenë as kushtetuese dhe as juridike por politike.

Ai tha se në këto ditë kur pritet të marrë vendim GJK-ja është më rëndësi që të ndalen presionet dhe ndërhyrjet e papërshtatshme ndaj gjyqtarëvë të Gjykatës Kushtetuese.

Miftaraj bëri thirrje që partitë politike t’a zbatojnë pa dallim vendimin që sjell Kushtetuesja.

“Sikurse, IKD në vazhdimësi e ka potencuar se kriza lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës nuk ka qenë asnjëherë as kushtetuese dhe as juridike por politike, në mungesë të vullnetit politik në rradhë të parë të partisë fituese për të konstituar Kuvendin dhe për të i hapur rrugë formimit të qeverisë. Në këtë fazë kur në ditet në vazhdim që pritet të vendos GJK është më rëndësi që të ndalen presionet dhe ndërhyrjet e papërshtatshme ndaj gjyqtarëvë të Gjykatës Kushtetuese dhe partitë politike pa dallim të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese duke përmbushur respektuar parimet e sundimit të ligjit dhe zbatimin e vendimeve gjyqësore” tha Miftaraj