Miftaraj: Po të kishim Prokurori të aftë, s’do të kishim ministra që akuzojnë median për shpifje pse iu ekspozohen aferat korruptive

Ehat Miftaraj nga IKD, ka thënë se nëse do të kishte një prokurori të aftë, e cila është e pavarur dhe e bindur ndaj Kushtetutës dhe ligjit, atëherë, nuk do të kishte ministra që ‘‘akuzojnë median për shpifje vetëm pse iu ekspozohen aferat korruptive’’. Miftaraj, në postimin e tij të bërë në Facebook, ka shkruar…

Lajme

07/06/2025 14:26

Ehat Miftaraj nga IKD, ka thënë se nëse do të kishte një prokurori të aftë, e cila është e pavarur dhe e bindur ndaj Kushtetutës dhe ligjit, atëherë, nuk do të kishte ministra që ‘‘akuzojnë median për shpifje vetëm pse iu ekspozohen aferat korruptive’’.

Miftaraj, në postimin e tij të bërë në Facebook, ka shkruar se në një shtet ligjor, ministrat e korruptuar do t’i shihnin nga burgu emisionet.

“Pasi skemi shtet ligjor, e skemi prokuror të dijshem e te bindur ndaj ligjit, kemi politikane qe e shkelin ligjin haptazi dhe akuzojne te tjeret qe guxojne me raportu korrupsionin. Ne keto raste edhe politikanet e korruptuar edhe prokuroret e paguximshem dalin nga situata duke e bere shqiponjen dhe duke bere heroin”, ka shkruar Miftaraj.