Miftaraj: Po e shohim një lloj abstenimi të partisë në pushtet, për mos ta marrë pushtetin

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), tha se po e shohim një lloj abstenimi të partisë në pushtet, për mos ta marrë pushtetin. “Ne po shohim një lloj abstenimi të partisë në pushtet, për mos me marrë pushtetin, për me i ikë kësaj përgjegjësie, për mos me marrë Qeverinë”, tha…

Lajme

21/10/2025 08:50

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), tha se po e shohim një lloj abstenimi të partisë në pushtet, për mos ta marrë pushtetin.

“Ne po shohim një lloj abstenimi të partisë në pushtet, për mos me marrë pushtetin, për me i ikë kësaj përgjegjësie, për mos me marrë Qeverinë”, tha Miftaraj.

Ai tha e nuk ka as përpjekje minimaliste për formimin e Qeverisë.

“Duke e ditur gjendjen në të cilën gjendet Kosova, do duhej të gjenin një rrugë për të bërë zgjidhje, kur kanë kaluar disa muaj dhe asgjë nuk funksionon”, u shpreh Miftaraj.

Drejtori i IKD-së përmendi edhe institucionet të cilat janë jofunksionale për shkak të bllokadës institucionale e cila është krijuar.

“Kemi një Qeveri në detyrë në bazë të vendimit të Gjykatës Supreme në kundërshtim me Kushtetutë dhe ligj, kemi një Kuvend që është jofunksional, kemi institucione të pavarura jofunksionale, kemi 1.5 miliard euro në Kuvendin e Kosovës marrëveshje ndërkombëtare të cilat janë duke pritur, plani i rritjes 882 milionë euro… është një afat 2024-2027. Ne ende nuk e kemi ratifiku këtë marrëveshje”, tha ndër të tjera Miftaraj.