Miftaraj: Përfundon edhe sfilata e 34 në Kuvendin e Kosovës, deputetët shkëlqyen

Ehat Miftaraj nga Instituti për Drejtësi në Kosovë, pas dështimit për konstituimin e Kuvendit për herë të 34, ka thënë se Lëvizja VetëVendosje po qëndron stoike në qëndrimin e saj. Teksa dështimin e kësaj radhe e quajti “sfilatë”, duke thënë për deputetët se shkëlqyen. “Përfundon edhe sfilata e 34 në Kuvendin e Kosovës. Deputetet shkëlqyen.…

Lajme

19/06/2025 11:58

Ehat Miftaraj nga Instituti për Drejtësi në Kosovë, pas dështimit për konstituimin e Kuvendit për herë të 34, ka thënë se Lëvizja VetëVendosje po qëndron stoike në qëndrimin e saj.

Teksa dështimin e kësaj radhe e quajti “sfilatë”, duke thënë për deputetët se shkëlqyen.

“Përfundon edhe sfilata e 34 në Kuvendin e Kosovës. Deputetet shkëlqyen. Lëvizja Vetvendosje qendron stoike ne qendrimin e saj”, ka shkruar Miftaraj.

Po ashtu sipas Miftaraj disa prej deputetëve po ndihen mrekullueshëm pasi po luajnë dy role njëkohësisht rolin e deputetit nga disa minuta çdo 48 orë dhe rolin e ministrit pjesën tjetër të ditës.

“Pas sfilates deputetet ministra hypen ne makinat zyrtare te cilat qendronin te ndezura ne vapen verzellueze ne kete dite qershori”, ka përfunduar Miftaraj në profilin e tij në Faceboo. /Lajmi.net/