Miftaraj: Për skandalin në RTK u distancuan gazetarët e dhanë dorëheqje, edhe nga KlanKosova e kanë obligim të sqarohen

Ehat Miftaraj, drejtori i Institutit Kosovar për Drejtësi (IKD), ka reaguar në lidhje me hyrjen e Atilla Kardesh mbrëmë në BBVK si banorë. Atilla Kardesh ish-bashkëshorti i banores Drenusha Latifi akuzohej nga këngëtarja për dhunë në familje. Hyrja e tij gjatë prime-it të djeshëm ka trazuar ujërat, duke nxitur kështu debate të ashpra. E një…

Lajme

05/11/2024 13:50

Ehat Miftaraj, drejtori i Institutit Kosovar për Drejtësi (IKD), ka reaguar në lidhje me hyrjen e Atilla Kardesh mbrëmë në BBVK si banorë.

Atilla Kardesh ish-bashkëshorti i banores Drenusha Latifi akuzohej nga këngëtarja për dhunë në familje.

Hyrja e tij gjatë prime-it të djeshëm ka trazuar ujërat, duke nxitur kështu debate të ashpra.

E një reagim të tillë e ka bërë edhe Miftaraj i cili këtë situatë e krahasoi me skandalin e RTK-së.

Sipas tij kur ndodhi skandali në RTK shumë gazetarë të mediumit publik ishin distancuar, gjë për të cilën thotë se e kishin bërë për integritetin e tyre personal.

“U.D Drejtoresha e RTK, Zana Spahiu dha dorëheqje. Dëshmoi integritet dhe respekt per veten e saj dhe pozitën qe kishte”, ka shkruar Miftaraj.

Miftaraj ka thënë se një gjë të tillë duhet ta bëjnë edhe gazetarët e KlanKosova duke dëshmuar të njëjtin nivel të profesionalizmit.

Teksa ka shtuar se Drejtori gjeneral i KlanKosovës e ka obligim të sqarohet për publikun.

“Pritjet legjitime janë qe edhe gazetaret ne KlanKosova te deshmojne te njejtin nivel te profesionalizmit. Drejtori gjeneral i KlanKosoves e ka obligim te sqarohet per publikun. Dhuna ndaj grave nuk mund te promovohet”, shkroi Miftaraj. /Lajmi.net/