Miftaraj për Muratin: Është e papranueshme që një minister në detyrë të komentoj vendimet gjyqësore, KGJK duhet të dënoj një veprim të tillë

Ehat Miftaraj nga IKD ka shkruar pasi ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati e ka quajtur “absurd” vendimin e Gjykatës Supreme që ia rrëzoi një Udhëzim Administrativ. Murati përmes një postimi në Facebook ka përmendur edhe emrat e gjykatësve që kanë marrë këtë vendim, shkruan lajmi.net. Ehat Miftaraj ka thënë se Murati në vend…

Lajme

15/07/2025 17:12

Ehat Miftaraj nga IKD ka shkruar pasi ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati e ka quajtur “absurd” vendimin e Gjykatës Supreme që ia rrëzoi një Udhëzim Administrativ.

Murati përmes një postimi në Facebook ka përmendur edhe emrat e gjykatësve që kanë marrë këtë vendim, shkruan lajmi.net.

Ehat Miftaraj ka thënë se Murati në vend që të reflektoj dhe të ndal praktikën e nxjerrjes së vendimeve apo akteve nënligjore nënligjore në kundërshtim me ligjin, ai akuzon Gjykatën Supreme.

“Është e papranueshme që një ministër në detyrë të komentoj vendimet gjyqësore. Është e dënueshme kur një minister përmend me emër gjyqtaret e Gjykatës Supreme në një postim publik. KGJK duhet të dënoj një veprim të tillë që cenon rëndë pavarësinë e sistemit gjyqësor dhe që cenon jo vetëm integritetin e sistemit gjyqësor por edhe sigurinë individuale të gjyqtarëve të përmendur”, thuhet në postimin e Miftarajt. /Lajmi.net/

Postimi i tij i plotë: