Miftaraj për deklarimin e Osmanit: Gabim dhe ndërtim i një kulture të re që cenon rëndë pavarësinë dhe integritetin e Gjykatës Kushtetuese
Ehat Miftaraj nga IKD, ka reaguar pasi Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se ka tërhequr kërkesën e saj në Gjykatën Kushtetuese, pas caktimit të gjyqtarit Radomir Llaban si gjyqtar raportuar. Miftaraj ka thënë se siguria kombëtare nuk mbrohet përmes konferencave për media, ndërsa nuk sulmohet Gjykata Kushtetuese në këtë mënyrë nga Presidentja e Republikës. Për…

Lajme
Ehat Miftaraj nga IKD, ka reaguar pasi Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se ka tërhequr kërkesën e saj në Gjykatën Kushtetuese, pas caktimit të gjyqtarit Radomir Llaban si gjyqtar raportuar.
Miftaraj ka thënë se siguria kombëtare nuk mbrohet përmes konferencave për media, ndërsa nuk sulmohet Gjykata Kushtetuese në këtë mënyrë nga Presidentja e Republikës.
Për emërimin e Llaban si gjyqtar, Miftaraj ka thënë se IKD e ka kundërshtuar në mënyrë publike.
“Sidoqoftë, siguria kombëtare ruhet dhe mirëmbahet nga autoritetet kompetente e kurrë përmes politizimit të GJK dhe sulmeve të tilla nga Presidenca. Gabim dhe ndërtim i një kulture të re që cenon rëndë pavarësinë dhe integritetin e Gjykatës Kushtetuese”, ka shkruar Miftaraj. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: