Miftaraj: Partia në pushtet si duket ka interes të abstenojë nga bërja e qeverisë

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj në emsionin “Click” në RTV21 nuk e përjashtoi faktin se Vetëvendosje dëshiron që në këtë mandate të largohet nga pushteti. “Partia në pushtet në bazë të fjalorit në bazë të veprimeve që po shohim si duket ka interes të abstenoj nga bërja e qeverisë, apo kjo…

Lajme

20/02/2025 23:32

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj në emsionin “Click” në RTV21 nuk e përjashtoi faktin se Vetëvendosje dëshiron që në këtë mandate të largohet nga pushteti.

“Partia në pushtet në bazë të fjalorit në bazë të veprimeve që po shohim si duket ka interes të abstenoj nga bërja e qeverisë, apo kjo pastaj do to t’i hapë rrugë partive opozitare. Unë besoj që Kosova ka në një situatë që ka nevojë për një lider, i cili i tejkalon interesat personale, partiake,elektorale por ka interesat e Republikës së Kosovës”, tha

Miftaraj duke shtuar se duhet të realizohen kërkesat e ndërkombëtarëve përfshirë formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Ai tutje komentoi gjuhën e ashpër të Albin Kurtit në fushatën zgjedhore.

“Partia në pushtet, kryeministri Kurti është sinonim i institucioneve të Kosovës, ka udhëhequr me qeverinë në 4 vitet e fundit, një kryeministër duhet të ketë kudjes të mirëmbajë njëfarë dialogu me publikun me partitë opozitare të cilat i bëjnë mirë demokracisë. Unë mendoj se nuk ndihet as kryeministrit Kurti por as ne kur patëm një vlerësim nga vëzhguesit ndërkombëtar e nga parlamenti i KiE-së ku të njëjtit e përmenden gjuhën e ashpër që pati kryeministri Kurti”, tha ndër tjerash Miftaraj duke shtuar se këto e zbehën pak procesin zgjedhor.