Miftaraj: LVV dhe Albin Kurti haptazi kanë kapur Kuvendin e Kosovës
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit në detyrë Albin Kurti, duke i cilësuar ato si shkelje të hapura të rendit kushtetues dhe parimeve demokratike. Sipas Miftarajt, Lëvizja Vetëvendosje, përmes veprimeve të fundit në Kuvend, konkretisht përmes Avni Deharit – ka anashkaluar një aktgjykim…

Lajme
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit në detyrë Albin Kurti, duke i cilësuar ato si shkelje të hapura të rendit kushtetues dhe parimeve demokratike.
Sipas Miftarajt, Lëvizja Vetëvendosje, përmes veprimeve të fundit në Kuvend, konkretisht përmes Avni Deharit – ka anashkaluar një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, duke minuar funksionimin kushtetues të institucioneve.
”Lëvizja Vetëvendosje është e specializuar në anarki.
Albin Kurti dhe LVV nuk munden dhe nuk kuptojnë të funksionojnë në bazë të rregullave demokratike.
Sot LVV, përmes Avni Deharit, shkeli aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, rendin kushtetues dhe demokracinë në Kosovë.
LVV dhe Albin Kurti haptazi kanë kapur Kuvendin e Kosovës. Kosova – shtet i kapur nga egoja e sëmurë dhe interesat e Albin Kurtit dhe klientelës së tij.
39 dështime të Albulena Haxhiut dhe LVV-së janë vetëm numra për të mbrojtur interesat personale dhe partiake”.