Miftaraj: Lajm i mirë zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Basha

Drejtori i Institutit të Kosvës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, se është lajm i mirë zgjedhja e kryetarit të Kuvendit. Miftaraj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Kosova është më e madhe se partia dhe secili deputet apo politikan. Sot menduan dhe votuan për Kosovën, raporton Zeri.info. Postimi i plotë: Lajm i…

Lajme

26/08/2025 13:28

Drejtori i Institutit të Kosvës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, se është lajm i mirë zgjedhja e kryetarit të Kuvendit.

Miftaraj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Kosova është më e madhe se partia dhe secili deputet apo politikan. Sot menduan dhe votuan për Kosovën, raporton Zeri.info.

Postimi i plotë:

Lajm i mirë zgjedhja e kryetarit të Kuvendit. Lidhur me emrin, nëse LVV-ja mendon se i njëjti i përfaqëson vlerat më të mira të saj si parti është legjitime dhe e drejtë e pakontestueshme e LVV-së të përfaqesohet nga Dimal Basha.

Një urim dhe respekt për secilin deputet nga PDK-ja dhe AAK-ja që lanë anash interesat partiake dhe votuan për zhbllokimin institucional.

Kosova është më e madhe se partia dhe secili deputet apo politikan. Sot menduan dhe votuan për Kosovën.

Të shpresojme se sot përfundon edhe zgjedhja e nën-kryetareve dhe të finalizohet konstituimi i Kuvendit për të hapur rrugën e formimit të qeverisë.

Kur ka vullnet politik nga deputete që interes kanë Kosovën dhe jo interesat e ngushta personale dhe partiake lehtësisht zbatohet Kushtetuta dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.