Miftaraj: Kosova ka pesë vite të humbura me zero integritet, mungesë totale e respektit për sundim të ligjit

Udhëheqësi i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka thënë se Kosova ka pesë vite të humbura me zero integritet. Reagimi i tij erdhi pas aksionit të bastistjes të sotme nga policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale në Ministrinë e Infrastrukturës. Miftaraj është shprehur se Kosova po përballet me korrupsion qeveritar, endemik dhe në përgjithësi me…

Lajme

08/10/2024 13:17

Udhëheqësi i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka thënë se Kosova ka pesë vite të humbura me zero integritet.

Reagimi i tij erdhi pas aksionit të bastistjes të sotme nga policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale në Ministrinë e Infrastrukturës.

Miftaraj është shprehur se Kosova po përballet me korrupsion qeveritar, endemik dhe në përgjithësi me mungesë totale të sundimit të ligjit.

“Korrupsion qeveritar, korrupsion endemik, klientelizem, popullizëm, keq-qeverisje, mungesë totale e respektit për sundim të ligjit, transparencës, llogaridhënies“, shkroi ai në llogarinë në Facebook./Lajmi.net