Miftaraj ironizon rezultatet e PISA-s dhe Nagavcin: Nxënësit po dalin shumë keq në matematikë
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka reaguar pas publikimit të rezultateve të testit PISA 2025, duke ironizuar rezultatet e dobëta të nxënësve kosovarë në matematikë dhe duke bërë një krahasim me ish-ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci. Në një postim në Facebook, Miftaraj ka shkruar se rezultatet e nxënësve në matematikë…
Lajme
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka reaguar pas publikimit të rezultateve të testit PISA 2025, duke ironizuar rezultatet e dobëta të nxënësve kosovarë në matematikë dhe duke bërë një krahasim me ish-ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci.
Në një postim në Facebook, Miftaraj ka shkruar se rezultatet e nxënësve në matematikë janë të dobëta, ndërsa më pas ka bërë një referencë ironike ndaj Nagavcit lidhur me një blerje të një shtëpie me tokë në lagjen Sofalia të Prishtinës.
“Çudi! Nxënësit po dalin shumë keq në testin PISA në matematikë”, ka shkruar Miftaraj.
Ai ka vazhduar postimin duke iu referuar ish-ministres së Arsimit, duke pretenduar se ajo “ka dalë shumë mirë në vitin 2025 në matematikat e blerjes së shtëpisë me tokë me super çmim prej 200 mijë euro në lagjen e bukur Sofali të Prishtinës”.
Miftaraj ka ironizuar edhe situatën e qytetarëve që, sipas tij, përballen me vështirësi ekonomike, duke e krahasuar atë me rastin që përmend në postimin e tij.
“A komentuesi i sinqertë që e voton VV dhe Arbërien me shumë mundësi mezi e kalon muajin”, ka shkruar ai.
Në fund, Miftaraj e ka përmbyllur reagimin me një krahasim mes situatave ekonomike të qytetarëve.
“Jetë e bukur për dikë. Jetë jo e lehtë për dikë tjetër”, ka shkruar Miftaraj. /Lajmi.net/