Miftaraj: Interesant se si disa këshilltarë të Kurtit janë merakli të tregtisë me rrymë
Gjatë ditës së sotme, u raportua se Luan Dalipi, Shefi i Kabinetit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ka themeluar kompani për shitblerje të rrymës, dhe me të njëjtën ka aplikuar për licencim. Në lidhje me këtë ka reaguar drejtori ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), ka komentuar këtë çështje, duke thënë se…

Lajme
Gjatë ditës së sotme, u raportua se Luan Dalipi, Shefi i Kabinetit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ka themeluar kompani për shitblerje të rrymës, dhe me të njëjtën ka aplikuar për licencim.
Në lidhje me këtë ka reaguar drejtori ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), ka komentuar këtë çështje, duke thënë se është interesant se si “disa këshilltarë të Albin Kurtit janë merakli të tregtisë me rrymë elektrike”.
Miftaraj tha se fakt tjetër interesant është se “biznesit të tregtisë me rrymë elektrike i kanë hyrë vetëm pasi që partia e tyre ka ardhur në pushtet”.
Madje, Miftaraj tha se një gjë tjetër interesante është se si “për katër ose pesë vite pushtet, numri i banesave të tyre është rritur krahas edhe rritjes së kursimeve dhe financave personale”.
“Nga kërkesa për shtet të së drejtës, në shtet të këshilltarëve dhe klientelizmit. Era shtet i kapur”, u shpreh Miftaraj në Facebook./Lajmi.net/