Microsoft shet 1 milion Xbox One

Microsoft ka njoftuar se ka shitur 1 milion kopje të produktit më të ri të tij, Xbox One, gjatë ditës së lansimit, duke e kaluar rekordin ditor të versionit të kaluar, Xbox 360. Video-loja e re është lansuar në 13 dyqane, duke u munduar të masivizohet gjithandej. Që në ditën e parë, lojtarët kanë luajtur…

Auto & Tek

25/11/2013 06:00

Microsoft ka njoftuar se ka shitur 1 milion kopje të produktit më të ri të tij, Xbox One, gjatë ditës së lansimit, duke e kaluar rekordin ditor të versionit të kaluar, Xbox 360.

Video-loja e re është lansuar në 13 dyqane, duke u munduar të masivizohet gjithandej. Që në ditën e parë, lojtarët kanë luajtur pandërprerë lojërat ‘Dead Rising 3’ dhe ‘Forza Motorsport 5’.

Me këtë shifër, Microsoft e barazoi rekordin e Sonyt, i cili po ashtu në ditën e parë të lansimit të PlayStation 4, kishte shitur 1 milion copë.

Siç njoftojnë ekspertët e video-lojërave, Sony PlayStation 4 dhe Xbox One kanë opsione mjaft të ngjashme, ndërsa ju mbetet lojtarëve që ta zgjedhin më të preferuarin e tyre.