Microsoft krijon aplikacionin rival të Snapchat
Microsoft ka lansuar një aplikacion të ri për mesazhe në dyqanin Windows Phone, i cili është pothuajse i njëjtë me Snapchat.

Auto & Tek
Aplikacioni WindUp, i cili mund të shkarkohet falas, lejon përdoruesit të dërgojnë mesazhe të përkohshme, fotografi dhe video me miqtë e tyre. Përdoruesit mund të vendosin se sa kohë do të shfaqet një mesazh, dhe ai do të vetë-shkatërrohet në çast.
Arsyeja se përse quhet WindUp lidhet me përshkrimin e aplikacionit, që thotë se ju mund të vendosni një limit të kohës kur mesazhi do të vetë-shkatërrohet. Përveç mesazheve, videove dhe fotografive, WindUp lejon gjithashtu përdoruesit të shpërndajnë copëza audiosh.
Microsoft nuk është kompania e vetme që do të rivalizojë Snapchat-in me krijimin e një aplikacioni të ngjashëm me të. Facebook ka krijuar gjithashtu një klon të Snapchat-it, të quajtur Slingshot, ndërsa Instagram prezantoi aplikacionin për mesazhe, Bolt.