Microsoft është afër blerjes së krijuesit të Minecraft

Raportohet se Microsoft është afër blerjes së krijuesit të lojës Minecraft - Mojang, për 2 miliardë dollarë.

Auto & Tek

11/09/2014 20:10

Gjigandi teknologjik thuhet se është duke vlerësuar një shpenzim prej 2 miliardë dollarëve për ta blerë këtë kompani.

Lansuar për PC në vitin 2009, Minecraft ka arritur që të lansohet në çdo platformë virtuale, duke shitur më shumë se 54 milionë kopje për kompjuterët desktop, sistemet e celularëve si Android dhe iOS, dhe në pajisje të tjera si PlayStation dhe Xbox, transmeton Lajmi.net.

Momentalisht kjo lojë është nr.1 në listën e aplikacioneve të shkarkuara me pagesë në pajisjet e Apple dhe Google.

Minecraft është një botë virtuale që lejon përdoruesit të krijojnë mjedise të reja duke ndërtuar dhe shkatërruar ndërtesa.