Microsoft do të lansojë Surface Pro 3 më 20 maj

Sipas një raporti të postuar në Techcrunch, Microsoft thuhet se është duke bërë gati lansimin e mini-tabletës Surface në një ngjarje që do të mbahet në New York më 20 maj.

Auto & Tek

12/05/2014 16:51

Me këtë produkt të ri, Microsoft do të mundohet të garojë me produktet e tjera si iPad Mini të Apple, Samsung Galaxy Tab dhe Nexus 7 të Google.

Më shumë informacione për këtë ngjarje që do të mbahet në New York nuk janë dhënë, por besohet se produkti i Microsoft do të vijë me shumë veçori të reja.

Sipas Techcrunch, Surface i Microsoft do të jetë 7-8 inç dhe do të fuqizohet me një procesorë Qualcomm dhe me sistem të Windows RT. Gjithashtu pritet që Surface të vijë me një laps të stilit të veçantë, që do të punojë njëjtë si në programin e OneNote të Microsoft.

Për më shumë detaje rreth produktit të ri të Microsoft do të njoftohemi pas ngjarjes në New York.