Mick Schumacher mund të kalojë te Mercedes, si pilot rezervë

Djali i ikonës së Formula 1, Mick Schumacher mund t’i bashkohet skuadrës së Mercedes. Piloti gjerman, Mick Schumacher është në fundin e kontratës së tij me skuadrën e Haas. Sipas raportimeve të fundit, Haas do të nënshkruajnë me Nico Hulkenberg, kurse Magnusen ka akoma kontratë. Kjo e lë në pikëpyetje situatën e Mick Schumacher. Raportime…

Sport

14/11/2022 20:57

Djali i ikonës së Formula 1, Mick Schumacher mund t’i bashkohet skuadrës së Mercedes.

Piloti gjerman, Mick Schumacher është në fundin e kontratës së tij me skuadrën e Haas.

Sipas raportimeve të fundit, Haas do të nënshkruajnë me Nico Hulkenberg, kurse Magnusen ka akoma kontratë.

Kjo e lë në pikëpyetje situatën e Mick Schumacher. Raportime të ‘Bild’ bëjnë të ditur se Schumacher po konsiderohet si një rezervist i mundshëm për skuadrën e Mercedes, përcjell lajmi.net.

Kjo do ta mbante gjermanin aktiv në Formula 1, nëse Haas s’i ofron atij rinovim kontrate.

Mbetet të shihet nëse Haas do ta zyrtarizojë Hulkenbergun të mërkurën, për të parë se cila do të jetë situata për Mick. /Lajmi.net/