Michelle ‘momentin Marilyn’ në KCA, Pharrell kapelë të gjelbër
Shumë të njohur kanë kaluar tepihun portokalli të shtruar me rastin e ndarjes së çmimeve ‘Kids Choice Awards’.
ShowBiz
Lea Michelle, ishte e veshur me plot stil në natën e mbrëmshme të KCA, por fustani i shkurtër i fluturoi dhe ajo u detyra ta ulë me dy duar, duke pozuar kështu si fotoja e famshme e Marilyn Monroe.
Lea është sjellur shumë natyrshëm dhe ka qeshur me këtë rast.
Ajo ka pasur një fustan të shkurtër ngjyrë pjeshke dhe flokë të kapura me balluke të lëshuara dhe tanimë duket se e ka marrë veten, pas vdekjes së të fejuarit Cory vitin e kaluar.
Ndër artistët tjerë që treguan stil dhe i janë përshtatur mbrëmjes ishin edhe Pharrell, i cili ia ka ndërruar ngjyrën kapeles së tij të famshme.
Ai ka bërë kapelë ekstra për këtë event, me ngjyrë të gjelbër. Kaley Cuoco, Ariana Grande, Austin Mahone, Justin Timberlake, Bella Throne, Selena Gomez morrën pjesë gjithashtu.