Michael Carrick i qetë për Bruno Fernandes
Michael Carrick ka shprehur bindjen se Bruno Fernandes do të vazhdojë te Manchester United, pas një sezoni historik për mesfushorin portugez. Kapiteni i “Djajve të Kuq” e mbylli kampionatin me gol dhe asist në fitoren 3-0 ndaj Brightonit, duke e udhëhequr Unitedin drejt vendit të tretë në Premier League dhe rikthimit në Ligën e Kampionëve.…
Sport
Michael Carrick ka shprehur bindjen se Bruno Fernandes do të vazhdojë te Manchester United, pas një sezoni historik për mesfushorin portugez.
Kapiteni i “Djajve të Kuq” e mbylli kampionatin me gol dhe asist në fitoren 3-0 ndaj Brightonit, duke e udhëhequr Unitedin drejt vendit të tretë në Premier League dhe rikthimit në Ligën e Kampionëve.
Carrick, tashmë trajner i përhershëm i Unitedit, hodhi poshtë dyshimet për të ardhmen e Fernandesit, i cili vitin e kaluar ishte kërkuar fuqishëm nga klubet e Arabisë Saudite. “Nuk kam asnjë arsye të mendoj ndryshe. Ne e kemi vlerësuar shumë atë që ka bërë dhe ai e do këtë klub, kjo shihet qartë”, tha Carrick.