Miami mposht Philadelphian, Phoenix ndaj Dallasit – të dyja marrin epërsinë 3:2 në seri
Faza ‘Play Off’ e NBA po vazhdon të sjell duele interesante.
Sport
Mbrëmë, skuadra e Miami Heat ka mposhtur skuadrën e Philadelphia 76ers me rezultatin 85:120, shkruan lajmi.net.
Butler ishte më i dalluari te skuadra e Heat, duke shënuar 23 pikë dhe ishte vetëm një kërcim larg ‘Double-Double’.
Ndeshje pa shumë konkurrencë ishte edhe ajo mes Dallas Mavericks dhe Phoenix Suns.
Suns triumfuan me rezultatin 80:110, në një ndeshje ku më i dalluari ishte Devin Booker.
Booker shënoi 28 pikë, kurse mirë bëri edhe Ayton me 20 pikë. /Lajmi.net/