Miami fiton me Jamesin

Kampioni në fuqi në NBA, Miami Heat fitoi ndaj Milwaukee Bucks me rezultat 118:95, falë yllit kryesor LeBron James. Për vetëm 30 minuta sa kaloi në parket, ai realizoi 33 pikë. Njësoj sikurse Miami, edhe Golden State Warriors fitoi me lehtësi në shtëpi kundër Detroit Pistons me rezultat 113:95. Stephen Curry ishte realizatori më i…

Sport

13/11/2013 09:16

Kampioni në fuqi në NBA, Miami Heat fitoi ndaj Milwaukee Bucks me rezultat 118:95, falë yllit kryesor LeBron James. Për vetëm 30 minuta sa kaloi në parket, ai realizoi 33 pikë.

Njësoj sikurse Miami, edhe Golden State Warriors fitoi me lehtësi në shtëpi kundër Detroit Pistons me rezultat 113:95.

Stephen Curry ishte realizatori më i mirë me 25 pikë dhe tetë asistime kurse David Lee dhe Jermaine O’Neal shtuan nga 17 pikë secili.

Los Angeles Lakers realizoi fitore të thellë ndaj New Orleans Hornets 116:95 ndërsa Dallas Mavericks triumfoi kundër Washington Wizards 105:95.

Rezultatet:

Miami – Milwaukee 118:95 (James 33 – Neal 18)

Dallas – Washington 105:95 (Nowitzki 19 – Ariza 27)

Golden State – Detroit 113:95 (Curry 25 – Drummond 16)

LA Lakers – New Orleans 116:95 (Hill 21 – Gordon 17)