Mezi e gjen kapakun e karburantit për ta mbushur veturën (Video)

Ndoshta të gjithë kemi vuajtur të njëjtën gjë në një pikë të karburantit, duke e vendosur makinën në anën e gabuar të pompës së karburantit. Por, ajo çfarë i ka ndodhur një gruaje është shumë qesharake.

Fun

02/01/2015 17:50

Ju nuk mund ta dini se e keni bërë këtë gabim ndoshta deri të jetë tepër vonë – dhe kur jeni jashtë makinës dhe filloni ta shikoni se e keni vendosur në anën e gabuar, është me të vërtetë e mërzitshme.

Më pas ju duhet ta vozitni veturën rreth anës tjetër, në mënyrë që ta mbushni veturën tuaj me karburant, transmeton Lajmi.net.

Por, ajo çfarë i ka ndodhur kësaj gruaje – që është një vozitëse tepër e dobët – është qesharake. Ajo pasi që e vozitë veturën nga njëra anën në tjetrën duke bërë rrethe, kapaku i karburantit vazhdon t’i mbet në anën e gabuar.

Shikojeni videon që padyshim se do të qeshni: