Meta firmos një dekret, paralajmëron edhe atë për shpërndarjen e Parlamentit

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka firmosur gjatë manifestimit që po mbahet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, dekretin kundër për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe ka paralajmëruar edhe firmosjen e dekretit për shpërndarjen e Parlamentit

Lajme

02/03/2020 19:08

Gjatë tubimit të thirrur nga ai, siç ka thënë, për mbrojtje të kushtetutës, ka hedhur akuza të rënda në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe faktorit ndërkombëtar, ka njoftuar TV Klan.

Meta ka sulmuar ashpër Qeverinë dhe kryeministrin e saj, Edi Rama.

Në tubimin që po mbahet në Tiranë, e të thirrur nga ai, siç ka thënë, për mbrojtje të kushtetutës, ka sulmuar edhe ndërkombëtarët, duke i quajtur puçistë.

“Zëri i popullit, Zëri i zotit. Presidenti i popullit ‘kuq e zi’ ulet në gjunjë, ulet në gjunjë vetëm para flamurit kuq e zi, para popullit të shqiponjave. Këtë ta dëgjojnë mirë puçistët vendas dhe organizatat ndërkombëtarë mafioze që kërkojnë të shkatërrojnë sovranitetin dhe kushtetutën tuaj. Neni dy i kushtetutës që ju e votuat në referendum në 22 nëntor ’98, thotë se sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket vetëm popullit”, tha Meta para protestuesve.

Gjatë protestës, të mbështetur edhe nga Partia Demokratike, është shpalosur edhe një flamur kombëtar gjigant.