Met Elshani: Rina me dëshirën e saj ka lënë muzikën, nuk është pjesë e “On Records”

Met Elshani ka sqaruar edhe një herë largimin e Rinës nga muzika.

ShowBiz

29/10/2019 14:02

Rina Balaj pa zhurmë është larguar nga muzika, ndërsa arsyet e këtij vendimi janë personale, shkruan lajmi.net.

Menaxheri i kompanisë “On Records”, në të cilën ishte edhe Rina, tha se ajo ka vendosur që për momentin të distancohet nga muzika.

Përmes postimit të fundit, Elshani e përsëriti se ajo me dëshirë e ka lënë muzikën dhe nuk është më pjesë e “On Records” si dhe Instagrami i Rinës tashmë është pronë e “On Records”.

“Po shoh shum reagime nga fansat e rines, me ket shkrim po ju njoftojm se Rina me deshiren e saj ka len Muziken dhe se nuk eshte pjes e On Records, sa i perket instagramit eshte pron e Onrecords me kontrat flm per mirkuptim”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/