Mësuesi Ronaldo

Ylli i ri i Real Madridit, Jese Rodriguez thotë se ai mëson nga Cristiano Ronaldo çdo ditë dhe se po vazhdon të zhvillohet, për të qëndruar në Santiago Bernabeu. 21 vjeçari po e shijon sezonin e parë tek gjiganti madrilen, duke realizuar tetë gola në 30 ndeshje në të gjitha kompeticionet me ‘Los Blancos’, ndërsa…

Sport

17/03/2014 14:40

Ylli i ri i Real Madridit, Jese Rodriguez thotë se ai mëson nga Cristiano Ronaldo çdo ditë dhe se po vazhdon të zhvillohet, për të qëndruar në Santiago Bernabeu.

21 vjeçari po e shijon sezonin e parë tek gjiganti madrilen, duke realizuar tetë gola në 30 ndeshje në të gjitha kompeticionet me ‘Los Blancos’, ndërsa ka zbuluar se dy herë fituesi i Topit të Artë ka luajtur rol të madh në zhvillimin e tij.

“Unë mësoj nga Cristiano Ronaldo çdo ditë. Është e qartë se për mua posaçërisht dhe për të gjithë bashkëlojtarët, ai është më i miri. Ai i meriton të gjithë trofetë, është një profesionist i madh. Gjëja që më ka impresionuar më së shumti është ambicia që e shfaq çdo ditë”, deklaroi sulmuesi spanjoll për uebfaqes zyrtare të UEFA’s.

Jese në pas foli për kalimin e tij nga Madrid Castilla në ekipin senior, që nga fillimi i sezonit 2013/14, duke paralajmëruar se do të bëjë gjithçka për t’i arritur nivelet e larta.

“Ishte një hap gjigant, sepse ju mund të vini nga niveli i tretë në të parin. Kështu që, hapat që ju i bëni janë çdo ditë e më të mëdhenj, ndërsa ju më pas filloni të luani me lojtarë të klasit botëror, futbollistë të ndryshëm. Ka lojtarë vërtetë fantastikë në Real Madrid dhe duhet të garosh me ta”, përfundoi Jese, i cili ka nënshkruar kontratë të re me Merengues deri në qershor të vitit 2017.