Mësuesi bëhet i gjallë pas 26 viteve (Foto)

Francis Edward Strange, thërret nga burgu familjen e tij që e kujtonin të vdekur dhe kërkon ndihmë nga ata.

Bota

02/02/2016 11:03

Francis ishte mësues i cili që nga viti 1990 nuk kishte biseduar me askënd dhe familja e tij e dinte për të vdekur.

Pas kaq vitesh ai thërret nga burgu nënën e tij Liza Simpson, për të biseduar rreth rastit të tij në burg,ku u qëllua në kokë nga një tjetër i burgosur me një tengjere kuzhine dhe i cili tentoi dy herë t’ia shqyej fytin, transmeton lajmi.net.

“Ne të gjithë supozonim që ai kishte vdekur”, deklaroi nëna e Francis.

“Nuk kemi dëgjuar më për Francisin për 30 vite. Kur ai na lajmëroi menduam që ishte një mashtrim”, tha vëllau i tij.

Por pasi u përgjigj rreth disa pyetjeve të detajuara, vëllau i tij e besoi që ishte Francis.

Francis Strange zbuloi se ishte dënuar gjoja kishte vjedhur ari dhe pajisje me vlerë  prej 579.000 dollarë, nga një kompani minierash.

Ai tha se u mbajtë në burg derisa të paguante 15.000 dollarë për lirimin e tij.

Por ai nuk ishte në gjendje t’i paguante, dhe kështu çmimi u reduktua në 1.500 dollarë dhe u lirua me kusht që ta dorëzonte pasaportën e tij dhe të qëndronte në Nairobi.

Francis u transferua në Australi në vitin 1891 pastaj në Tokio në vitin 1992, ku edhe mësoi në një shkollë angleze para se të dërgohej në Kenia në vitin 2014 për të ndihmuar në ndërtimin e një qyteti me miniera.

Në vitin 2015, një vit pasi u dërgua në Kenia, ai së bashku me një bashkëpuntor të tij Australian Stephen Samuel Paino u arrestuan për vjedhje në miniera.

“Burgu më bëri shumë të kujdes’shëm. Por unë asnjëherë nuk i humba shpresat që një ditë drejtësia do të dalë në pah”, tha Francis

Ai gjithashtu deklaroi se do të qëndrojë në Kenia dhe do të vazhdojë punën në minierë nëse arrin ta fitojë rastin.

“Të gjithë e dinë që Kenia ka nevojë për investime. Kenia ka nevojë për punë. Ka shumë njerëz që duan të ndodhë kjo. Por e vërteta është së këtu edhe“qeni e ha qenin”, shtoi ai. /lajmi.net.