Mësuesi 13 vjeç

Për më pak se tri vjet, 13 vjeçari Quin Etnyre mësoi programe elektronike, duke e krijuar kompaninë e tij, ndërsa nisi të ligjëronte për mësimdhënësit MIT, në kohën e tij të lirë. I inspiruar nga një dashuri për elektronikën dhe edukimin, Quin e zhvilloi biznesin e tij për t’i ndihmuar fëmijët që të futen në…

Auto & Tek

19/11/2013 19:00

Për më pak se tri vjet, 13 vjeçari Quin Etnyre mësoi programe elektronike, duke e krijuar kompaninë e tij, ndërsa nisi të ligjëronte për mësimdhënësit MIT, në kohën e tij të lirë.

I inspiruar nga një dashuri për elektronikën dhe edukimin, Quin e zhvilloi biznesin e tij për t’i ndihmuar fëmijët që të futen në botën e programimit elektronik.

Duke menduar për një periudhë afatgjate, ky djalosh inteligjent planifikon ta revolucionojë sistemin e edukimit, duke e integruar elektronikën në lëntë të rregullt dhe mësim të përditshëm.

Kushedi, ndoshta në të ardhmen mund ta shohim ndonjë robot të perfeksionuar, të ndërtuar nga gjeniu Quin.