Messi vendos rekord në rrjetin social Instagram
Leo Messi ka fituar më në fund trofeun e parë me Argjentinën.

Sport
Argjentina fitoi Kupën e Amerikës pasi mposhti në finale skuadrën e Brazilit, transmeton lajmi.net.
Ky trofe ishte i pari për Messin me Kombëtaren e tij pas katër finaleve të humbura më parë.
Festa e argjentinasit pas triumfit ishte e madhe, e një foto e tij e publikuar në Instagram ka vendosur rekord.
34-vjeçari, ka publikuar një foto me trofeun e Copa America duke grumbulluar afro 20 milionë pëlqime në të, që është njëherësh postimi me më së shumti ‘Like’ në kategorinë e sportit në historinë e Instagramit.
Ylli i Barcelonës përveç rekordeve në futboll tani ka nisur ti thyejë edhe ato në rrjetet sociale. /Lajmi.net/
View this post on Instagram