Messi ‘thumbon’ Minan pasi kolumbiani humbi penalltinë: Kërce tani
Lionel Messi do ketë shansin të fitojë trofe internacional me Argjentinën, pasi siguruan kalimin në finale duke mposhtur Kolumbinë.
Sport
34-vjeçari do garojë për herë të katërt në finalen e Kupës së Amerikës, pasi prodhoi një tjetër paraqitje fenomenale, transmeton lajmi.net.
Messi dhuroi asistim për Martinez te goli i hershëm dhe ishte shumë pranë të shënonte në kohën e rregullt.
Messi realizoi nga pika e bardhë, pasi Juan Cuadrado shënoi për Kolumbinë.
Mirëpo, portieri Emiliano Martinez ishte ylli i ndeshjes duke mbrojtur penalltitë e Davinson Sanchez, Yerry Mina dhe Edwin Cardona.
Argjentina fitoi në penallti 3 – 2 dhe tani do përballen me Brazilin në vikend për finale.
Por, ajo që ra në sy gjatë gjuajtjeve të penalltive ishte përplasja e Messit me Minan.
Mina në ndeshjen ndaj Uruguaiait u bë viral me festimin pasi realizoi nga pika e bardhë.
Ndërsa, lojtari i Evertonit dështoi të shënonte ndaj Martinez dhe gjashtë herë fituesi i Topit të Artë filloi të bërtiste: ‘Kërce tani, kërce”.
MESSI SCREAMING 'DANCE NOW' AFTER YERI MINA's MISS ????pic.twitter.com/P8120ApG7J
— Messi Worldwide (@Messi_Worldwide) July 7, 2021
Kjo mund të thuhet se është edhe ‘hakmarrja’ e Messit ndaj Kolumbisë për Luis Suarez, ngase ky i fundit u eliminua në çerekfinale./Lajmi.net/
MESSI GRITANDOLE A MINA "BAILA AHORA", LO AMO. pic.twitter.com/1z7qMYsiiX
— joako (@joakopachecoo) July 7, 2021