Messi tek Inter? Ja çfarë thotë Marco Verratti

Mesfushori i PSG-së, Marco Verratti nuk beson se Lionel Messi do t’i bashkohet Interit.

Sport

04/08/2020 16:24

Ylli argjentinas së fundi është lidhur me Interin, me ‘Zikaltërit’ që po tentojnë të tundojnë gjashtë herë fituesin e Topit të Artë.

Derisa tek Inter po ëndërrohet një lëvizje e tillë, njerëz të tjerë të sportit, nuk besojnë se një gjë e tillë mund të ndodh.

“Për mua, duket vetëm si thashethem, por është provë se Serie është rikthyer në krye dhe tërheq kampionët e mëdhenj sërish”, ka deklaruar Verratti, përcjell lajmi.net.

“Nuk është rastësi që Cristiano Ronaldo, Romelu Lukaku, Franck Ribery dhe të tjerë kanë vendosur të vijnë”.

“Dhe nëse një lojtar i ri si Matthijs de Ligt ka zgjedhur të vijë në kampionatin tonë, kjo do të thotë se ka një perspektivë të mirë”./Lajmi.net/