‘Messi, të fitojë gjithçka që ka futbolli’
Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic ka thënë se bashkëlojtari i tij, Lionel Messi, ndoshta është lojtari më i mirë në historinë e futbollit.

Sport
Rakitic ka përgëzuar Lionel Messin, për të cilin ka thënë se ndoshta është lojtari më i mirë që ka parë ndonjëherë historia e futbollit.
“Në çdo aksion, ai është i gatshëm të shënojë. Ndoshta, ai është lojtari më i mirë në historinë e futbollit”, tha Rakitic. Pele, Maradona… Messi është një”.
“Ne nuk duhet ti japim atij vetëm Topin e Artë, por duhet ti japim gjithçka që kemi në futboll. Ai është special”.
“Është ndryshe ta shohësh Messin duke luajtur në një takim, ndryshe është ta shohësh çdo ditë në stërvitje”.
“Ai në stërvitje bën gjithçka, është i çmendur, ju kurrë nuk mund ta dini se çfarë do të bëj”, përfundoi mesfushori kroat, i cili në Barcelonë u transferua nga Sevilla gjatë verës.