Messi shënon gol të ‘çuditshëm’ në stërvitje

Në prag të duelit të së dielës në ‘Coliseum Alfonso Pérez’ kundër Getafes, trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka vendosur të mbajë një stërvitje të hapur për publikun, dhe figura kryesore e kësaj stërvitje ka qenë Lionel Messi.

Sport

04/01/2019 15:13

Në këtë stërvitje para një numri jo të vogël tifozësh, Lionel Messi ka shënuar një gol të çuditshëm.

Ishte portieri Ter Stegen që nisi një top të shpejtë për Messin, i cili e goditi pastaj për të shënuar një gol të jashtëzakonisht të bukur, edhe pse nuk dihet nëse ky gol ishte i menduar, apo erdhi aksidentalisht nga pesë herë fituesi i Topit të Artë, i cili dukej se dëshironte të pasonte te Arturo Vidal, shkruan lajmi.net.

Barcelona pas 17 xhirosh në La Liga kryeson me 37 pikë, tri më shumë se ndjekësit e parë të Atletico Madrid, dhe shtatë më shumë se Reali, që zë vendin e katërt./Lajmi.net/