Messi rikthehet në stërvitje
Lionel Messi ka dhënë një lajm shumë të madh për skuadrën e Barcelonës, pasi është konfirmuar se është rikthyer në stërvitje para ndeshjes së ardhshme të skuadrës së tij.
Sport
Lionel Messi kishte një lëndim në këmbën e tij të djathtë dhe kështu mungoi në miqësoret e Argjentinës kundër El Salvadorit dhe Ekuadorit.
Por, argjentinasi ka dhënë një lajm shumë të madh për skuadrën e Barcelonës.
Ai është rikthyer në stërvitje me Blaugranët para ndeshjes që Barcelona e zhvillon në vikend kundër Celta Vigos.
Lajmin për këtë gjë e ka konfirmuar vet skuadra spanjolle me anë të një postimi në twitter.