Messi përjetë në Barcelonë

22:45 | 16 Mars 2014

Messiah

Lionel Messi nuk e ka ndërmend të largohet nga Barcelona, përkundër spekulimeve të fundit, të cilat e shohin atë larg Camp Nout. Ylli argjentinas shkëlqeu sot duke realizuar tre gola, në fitoren 7:0 ndaj Osasunës, duke u bërë golashënuesi më i mirë në histori të gjigantit katalunas. 26 vjeçari ka insistuar se spekulimet rreth së […]

Lionel Messi nuk e ka ndërmend të largohet nga Barcelona, përkundër spekulimeve të fundit, të cilat e shohin atë larg Camp Nout.

Ylli argjentinas shkëlqeu sot duke realizuar tre gola, në fitoren 7:0 ndaj Osasunës, duke u bërë golashënuesi më i mirë në histori të gjigantit katalunas.

26 vjeçari ka insistuar se spekulimet rreth së ardhmes së tij janë larg realitetit.

“Unë dua të vazhdoj ta vesh fanellën e Barcelonës. Objektiv imi është të pensionohem në këtë klub. Jam i lumtur”, deklaroi katër herë fituesi i Topit të Artë për TV3.

Messi është pjesë e akademisë së Barcelonës dhe nuk ka menduar asnjëherë të largohet nga Camp Nou, përkundër tentimeve të disa skuadrave.