“Messi mund të bëjë gjithçka dhe më shumë sesa Mardaona mund të bënte”

Ditëve të fundit është ringjallur një nga debatet më interesante në botën e futbollit – Messi apo Maradona?

Sport

20/09/2019 16:00

Një nga lojtarët që nisi të komentonte përsëri këtë çështje ishte Sebastian Veron, por për dyshen e madhe argjentinase ka folur së fundmi edhe Gary Lineker.

Lineker kishte luajtur me skuadrën e Barcelonës dhe ai së fundmi ka dhënë mendimin e tij rreth pyetjes ‘Messi apo Maradona’?

“Nuk besoja se do të shoh ndonjë lojtar më të mirë se Diego. Maradona ishte i jashtëzakonshëm. Isha i mrekulluar nga ai, siç ishin të gjithë asokohe” ka thënë fillimisht Lineker, transmeton lajmi.net.

“Messi bën gjithçka dhe më shumë që Maradona mund të bënte. Përqindja e golave të tij është thuajse një gol për ndeshje, kurse e Maradonas kishte një gol për dy ndeshje, gjë që është e mirë gjithashtu.”

“Por, duhet theksuar se Messi është dribleri më i mirë që kam parë, gjithashtu asistuesi më i mirë që kam parë” shtoi tutje Gary.

“Maradona ishte i mirë në të dy këto aspekte, por Messi ka kontinuitetin. E bën këtë gjë për rreth 15 vite. Jam fans i Ronaldos, por kur shoh Messin, kënaqem. Messi bën 4-5 veprime në ndeshje që të lënë pa fjalë” vazhdoi Lineker me lëvdatat ndaj Messi.

Debati Messi – Maradona vështirë se do të mbyllet ndonjëherë. Përparësia e Maradona qëndron tek Kupa e Botës, kurse Messi, individualisht është i pakrahasueshëm. /Lajmi.net/