Messi me shokë, në Botërorin 2014

Lionel Messi konkretizoi dy penallti derisa Argjentina siguroi kualifikimin për në Kampionatin botëror 2014 me fitore 5-2 në udhëtim te Paraguai. Argjentina tani udhëheq grupin e Amerikës së Jugut me 29 pikë, dy ndeshje para përfundimit të kampanjës. Katër pozitat e para kualifikohen drejtpërdrejtë për në ‘Brazili 2014’. “E dinim se sa e vështirë do…

Sport

11/09/2013 09:07

Lionel Messi konkretizoi dy penallti derisa Argjentina siguroi kualifikimin për në Kampionatin botëror 2014 me fitore 5-2 në udhëtim te Paraguai.

Argjentina tani udhëheq grupin e Amerikës së Jugut me 29 pikë, dy ndeshje para përfundimit të kampanjës. Katër pozitat e para kualifikohen drejtpërdrejtë për në ‘Brazili 2014’.

“E dinim se sa e vështirë do të jetë të kualifikohemi dhe ky është shpërblimi ynë për punën e madhe që kemi bërë. Nuk ishte lehte të luajmë në një fushë në gjendje të vështirë por gjëja kryesore ishte të sigurojmë kualifikimin dhe ne ia dolëm”, deklaroi Messi për Fox Sports.

Kapiteni Messi e kaloi skuadrën e tij në epërsi pas 12 minutash lojë në stadiumin ku Argjentina kishte humbur nga Paraguai katër vjet më parë nën drejtimin e Diego Maradonës.

Por, vetëm pesë minuta më vonë Jose Ariel Nunez barazoi rezultatin për nikoqirin. Sergio Aguero, Angel di Maria dhe Messi u kundërpërgjigjën furishëm duke e siguruar fitoren e Argjentinës me golat e tyre në minutat 32, 50, përkatësisht 53.

Roque Santa Cruz realizoi për Paraguain kurse Maxi Rodriguez e vulosi rezultatin përfundimtar.

Messi, me dy golat e realizuar në këtë përballje u bë golashënuesi më i mirë i kualifikimeve me 10 gola, aq sa ka edhe Luis Suarez i Uruguait.