Messi kërcënon Simeonen
Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, është në mision t’i jap një goditje të fortë Diego Simeones dhe Atletico Madridit në ndeshjen e parë çerekfinale në Copa del Rey.
Sport
Ylli i Barcelonës, Lionel Messi është në mision. Ai dëshiron ta eliminojë Diego Simeonen dhe Atletico Madridin nga Copa del Rey.
Gjiganti katalan sonte ndeshet me Los Cholchoneros në ndeshjen e parë çerekfinale, dhe Messi do të mundohet të shërbejë goditjen e parë, dhe të fuqishme ndaj skuadrës e cila shpeshherë ka ditur ta bllokojë, pikërisht nga mjeshtëria e Simeones, shkruan e përditshmja sportive madrilene “AS”.
Mirëpo, Messi është i vendosur të vazhdojë periudhën e formës së mirë dhe pas het-trikut në fitoren ndaj Deportivo La Corunës të shënojë edhe ndaj Atleticos për të inspiruar ekipin e tij drejt kualifikimit të mëtutjeshëm.