Messi kapiten i vërtet – E ftoi Otamendin për të gjuajtur penalltinë

Kombëtarja e Argjentinës ka shënuar fitore të thellë 5:0 ndaj Zambias në miqësoren e zhvilluar mbrëmë. Lionel Messi, bëri një gjest që ra në sytë e çdo tifozi. Në minutën e 50’të, u akordua penallti për kampionin e Botës. Lionel Messi iu drejtua Otamendit, “eja godite ti”. Kjo pasi, mbrojtësi ndoshta zhvilloi ndeshjen e fundit…

Sport

01/04/2026 16:42

Kombëtarja e Argjentinës ka shënuar fitore të thellë 5:0 ndaj Zambias në miqësoren e zhvilluar mbrëmë.

Lionel Messi, bëri një gjest që ra në sytë e çdo tifozi.

Në minutën e 50’të, u akordua penallti për kampionin e Botës.

Lionel Messi iu drejtua Otamendit, “eja godite ti”. Kjo pasi, mbrojtësi ndoshta zhvilloi ndeshjen e fundit me fanellën e Argjentinës në shtëpi.

Nicolas Otamendi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë dhe shënoi golin e tretë.

VIDEO