Messi ka arritur diçka që nuk e ka bërë kurrë më parë

Rekordet e mëdha pothuajse të gjitha janë të regjistruara në emrin e Messit, teksa argjentinasi tashmë ka filluar të thejë edhe rekorde të vogla.

Sport

15/03/2015 15:30

Me fitoren ndaj Eibarit, Messi ka arritur të bëj diçka që nuk e ka bërë kurrë më parë.

Golin e dytë argjentinasi e shënoi me kokë, falë një krosimi nga korneri. Kjo është hera e parë që Messi e shënon një gol të tillë.

Deri para disa viteve, Messi filloi të shënonte me këmbën e djathtë, ndërsa këto gola tashmë janë bërë normale për argjentinasin, i cili ka filluar të shënojë edhe me kokë.

Sidoqoftë, goli me kokë që do të mbahet mend nga Messi është ai i shënuar në finalen e Ligës së Kampionëve gjatë vitit 2009 kundër Manchester United.

https://vine.co/v/O9VXZlPpdHW