Messi flet për të gjitha: Shërimi i hormoneve, Barcelona, Antonela, Guardiola, Botërori 2022
Lionel Messi ka dhënë një intervistë të gjatë për ‘Universo Valdano’. Shtatë herë lojtari më i mirë në botë (zyrtarisht), Lionel Messi ka dhënë një intervistë të gjatë ku ka folur për shumë gjëra nga jeta e tij personale. Më poshtë lajmi.net jua përcjell të thënat e Messi, para Valdano, përcjell lajmi.net. “Ishin dy vëllezër…
Sport
Lionel Messi ka dhënë një intervistë të gjatë për ‘Universo Valdano’.
Shtatë herë lojtari më i mirë në botë (zyrtarisht), Lionel Messi ka dhënë një intervistë të gjatë ku ka folur për shumë gjëra nga jeta e tij personale.
Më poshtë lajmi.net jua përcjell të thënat e Messi, para Valdano, përcjell lajmi.net.
“Ishin dy vëllezër dhe ata prisnin një vajzë. Babai im ishte i bindur se do të isha vajzë. Kishin gjetur edhe emrin dhe gjithçka.”
“Personalisht dhe në aspektin e futbollit, ardhja te Barcelona ishte ndryshim i jashtëzakonshëm. Kur isha në Argjentinë, unë vetëm vrapoja, por vështirë luaja me topin. Pastaj erdha te Barcelona dhe të gjitha seancat stërvitore ishin me top.”
“Talenti im? Unë isha 4 apo 5 vjeçar dhe kisha stilin e njëjtë sikur kur u rrita. Talenti im rritej. Unë gjithmonë them se erdhi tek unë natyrshëm.”
“Unë u rrita me top për aq sa mbaj mend. Unë gjithmonë luaja me vëllezërit, kushërinjtë… me më të vjetër. Në lagje, më pëlqente të luaja. Doja të luaja me vëllezërit dhe ata s’më linin të luaja. Unë bëhesha nervoz, përleshjet e mia ndodhën për këto arsye. Fëmijëria ime u kalua nëpër rrugë. Sot është e vështirë. Ishte futboll gjatë gjithë ditës.”
“Në shkollë isha dembel, ishte gjithmonë vështirë për mua. Sillesha mirë, gjithsesi. Ndëshkohesha pa futboll dhe kjo më detyronte të bëja mirë në shkollë”, tha tutje Messi, përcjell lajmi.net.
“Kur isha 7 apo 8 vjeçar, unë shihja ndeshjet e Newell’s. Fillova të luaja aty me 8, derisa i mbusha 12 vjet.”
“Fillova tretmanin në Argjentinë kur isha 11 vjeçar. Ishte shumë i shtrenjtë, por babai im, me punën që kishte, bëri gjithçka që mundi për ta paguar. Ishte shumë e komplikuar.”
“Rrugët më mësuan shumë. U largova nga Argjentina kur isha i ri, por mësova shumë para se të largohesha.”
“Kisha prova te River Plate dhe ata më thanë të kthehesha. Ata më thanë se do të paguanin për shërimin tim por unë duhej të merrja leje nga Newells. As nuk provova sepse e dija që ishte e pamundur.”
“Isha në Barcelonë për 15 ditë në prova. Për mua ishte spektakolare të isha te Barca. Ata më dhanë tesha, atlete… Filloje stërvitjen dhe të jepnin një top që të bëje përgatitjet vet. Nuk kisha parë kurrë diçka të tillë. Isha i impresionuar.”
“Adaptimi im te Barca? Unë ngeca pak në dhomën e zhveshjes por sapo dola në fushë, problemet mbaruan. Më mungonte të dilja në rrugë për të luajtur sikur në Argjentinë.”
“Sot është e vështirë për një 10 apo 11 vjeçar të jetë në rrugë duke luajtur, për shkak të pasigurisë së rrugëve. Sot fëmijët kanë më shumë gjëra si PlayStation, iPad, etj.”
“Mendoj se futbolli ka ndryshuar shumë. Është më e vështirë të shohësh një lojtar që është ndryshe, që është i jashtëzakonshëm.. sepse nga një moshë e re të mësojnë të luash sipas një mënyre. Ky është problemi.”
“Futbolli do të bëhet më taktik. Mund të shohësh sot se skuadra mund të hapin telashe pa pasur ndonjë lojtar të shkëlqyer, por duke luajtur mirë taktikisht dhe në mënyrë të organizuar. Por pastaj do të bëhet më e komplikuar të shohësh lojtarë të jashtëzakonshëm.”
“Gjatë vitit të kaluar ne u ndamë si familje dhe ishte e vështirë. Babai më kërkoi të kthehesha në Argjentinë por unë kisha bërë tashmë pjesën më të vëshitrë. Isha mësuar me Barcelonën. Ishte kohë e komplikuar.”
“Isha 14 vjeçar kur nënshkrova me Barcelonën, viti i parë ishte spektakolar. Vitin tjetër u promovova. Në dy vite isha në stërvitje me skuadrën e parë, me Barca B… ishte gjithçka shumë shpejt.”
“Jam i organizuar. Më pëlqen të kem gjithçka të organizuar dhe gjërat e papritura më shqetësojnë.”
“Para Gamper unë kisha bërë para-sezonin me Rijkaard në Azi. Asokohe, Marquez, Ronaldinho dhe Eto’o luanin me Barcën. Gamper kundër Juves ndryshoi gjithçka, Ndryshoi pikëpamjen e klubit për mua.”
“Ronaldinho, Deco, Motta, Sylvinho, Xavi, Puyol… të gjithë më bënë të ndihem mirë që nga fillimi. Ata më trajtuan shkëlqyeshëm. Nuk është e lehtë të shkosh në një zhveshtore të atillë dhe të gjithë të të integrojnë normalisht.”
“I thash babait tim se duhet të bëjmë diçka në mënyrë që njerëzit që janë në Argjentinë ta dinë që unë jam këtu te Barca. Shkova në dy miqësore me grupmoshat dhe ata menjëherë më njohën. Doja të isha atje, me kombëtaren e Argjentinës. Fillova kur isha 17-18 vjeçar. Shkova me U20 dhe fituam Lojërat Olimpike dhe ishte e shkëlqyer për grupin e djemve.”
“Gjithmonë ndjeja afektin e argjentinasve por gjithmonë kishte një pjesë të Argjentinës që më vinte në pikëpyetje. Ata kishin opinione për çdo gjë që bëja.”
“Pas kaq shumë gjërave, një moment impresionues erdhi me kombëtaren. Kishte shumë vite zhgënjime. Kjo është pse qava në Kupën e Amerikës.”
“Loja kundër Chelseat të Mourinhos ishte një luftë. Fusha ishte e keqe, ishte ndeshje e vështirë. Barca kishte luajtur aty vitin e kaluar. Ata më godisnin shumë.”
“Epoka e Guardiolas ishte një periudhë e jashtëzakonshme. Çdo gjë ndodhi. Guardiola erdhi, me atë që na mësoi na bëri të rriteshim si skuadër. Ai gjeti një gjeneratë unike. Ishte impresionuese.”
“Me Guardiolan luanim duke e ditur se do të fitonim, pa marrë parasysh skuadrës që kishim para. E dinim çfarë të bënim, si ta bënim, dinim gjithçka. Kishim humbje të dhimbshme, por gjithmonë kishim vetëbesim.”
“Më vjen keq që nuk shijova epokën e Guardiolas më shumë, të kisha më shumë kohë me të. Guardiola përgatiste ndeshjet sikur askush tjetër. Ai dinte gjithçka. Me Guardiolan ne i bëmë gjërat të lehta dhe vinte kaq natyrshëm saqë s’e kuptonim çfarë po bënim. Me kohën që kalon, e kuptoni se ishte unike ajo që kemi arritur.”
“Guardiola është trajneri më i mirë, s’kam dyshime. Ai është special.”
“Ai më telefonoi një herë në mbrëmje për të shkuar në ‘Ciudad Deportiva’ në shtatë në mbrëmje dhe unë isha në shtëpi. Shkova dhe më tha se do të luaja si 9 falso ndaj Real Madridit. Do të bëjmë këtë dhe këtë. Një nga golat e parë, ai i Henry, erdhi pikërisht siç ai e parashikoi. Gjithmonë më pëlqente të isha në kontakt me topin dhe të kisha Xavi, Iniesta dhe Busquets në anën time. Gjithçka ishte më e lehtë. Guardiola ishte diçka special.”
“Luis Enrique është i ngjashëm me Guardiola. Guardiola ka diçka speciale, por Luis është i ngjashëm me mënyrën si përgatitë ndeshjet dhe i lexon ato. Ai shikon për hapësirat që mund ta dëmtojnë rivalin. Ka filozofinë e njëjtë. E di si është të punosh me të dhe kjo skuadër është çfarë ai dëshiron.”
“Erdha nga një pushim prej Argjentinës dhe po luanim me 2-3 janar, dhe e gjeta veten në stol. Pata një argument që zgjati pak (me Luis Enrique) por e zgjodhëm shpejt. Jam person që reagon ashtu, nuk mund ta kontrollo. Momentin që bëhem pishman reagoj ndryshe. Isha gabim me mijëra herë dhe vazhdoj të bëj ashtu. Me Lucho unë kisha raporte të shkëlqyera deri në ditën e fundit. Ishim mirë me të. Ishte pjesë e rëndësishme e karrierës sime.”
“Të jesh Messi ka pjesët e këqija. Në shumë gjëra unë do të doja të shkoja pa u vërejtur. Pa marrë vëmendje ose pa u ndjerë se të gjithë po të shohin gjithë kohës. Jam mësuar me këtë. Kur jam me familjen dhe fëmijët. (Antonela) gjithmonë ka qenë me mua. E njoh atë prej kur isha shtatë apo tetë vjeçar. Kur erdha te Barca dhe s’kishim komunikim, ne biseduam një herë në javë, shpejt, sa s’na kushtonte shumë. Gjithë jetën time kam pasur këtë lidhje në mendje.”
“Mora këshilla nga familja dhe gruaja. Ata jepnim fjalët e tyre. Kur jam me shokët ose familjen, nuk jam Messi, jam veç një më shumë. Unë shkoj në shtëpi, shoh gruan dhe fëmijët, shkoj në Argjentinë për pushimet… kjo është gjëja më e mirë për mua.”
“Mësova t’i shijoj gjërat në mënyrë tjetër. Për shkak të moshës sime dhe duke parë se gjërat shkojnë drejt një fundi. Sot unë shijoj shumë më shumë, gjithçka, ditë pas dite në klub dhe kombëtare. Ka një grup të mirë që ënga Kupa e Amerikës në Brazil. Fakti i fitores e bën shumë më të lehtë jetën pas aty. Sot besoj se njerëzit nuk masin vetëm me fitore ose humbje. Koka është më ndryshe.”
“Scaloni gjithmonë kishte një personalitet special. Ai është trajner i shkëlqyer. Gjëja më e mirë që ka është komunikimi dhe si menaxhon grupin. Ai vendosi për lojtarët që mendoi se janë më të mirët për skuadrën. Ai është i bindur dhe nuk shikon çfarë thonë tjerët. Mënyra si i trajton lojtarët e bën grupin kështu siç është sot.”
“Ai është shumë i thjeshtë, realist dhe normal. Ai e di çfarë do të thotë kombëtarja. Ai gjithmonë është i respektueshëm me të gjithë dhe askush s’ka probleme në komunikim me të.”
“Koha me Maradonën ishte spektakolare. Shkuam në Kupë të Botës ku pësuam por procesi që ai ishte në të mendoj se ishte shumë i mirë, përtej mënyrës si u mbyll. I bëri atij shumë të mira. Ai shijonte çdo ditë me ne.”
“Secila kombëtare është e fortë, pa marrë parasysh emrin. Është e vështirë të fitosh. Ne nuk patëm shumë përballje me skuadrat evropiane. Mendoj se vijmë në kohë të mirë por duhet të mos bimë në grackën e atyre që na shohin si favoritë. Ne duhet të jemi realistë të shkojmë hap pas hapi. Mendoj se Franca, me gjithë lëndimet, kanë potencial. Kanë shumë lojtarë dhe një trajner që ka qenë me grupin për kohë të gjatë. Ata kanë fituar një herë Kupën e Botës. Brazili ka kualitet. Mendoj se edhe ne kemi grup të mirë. Lojtarë që po shkojnë në momente të mira. Ne jemi të pafat me lëndimin e Lo Celso. Do të luftojmë. Shkojmë me atë ide.”
“Problemi është të nisim me fitore në ndeshjen e parë. Nuk është njësoj të shkosh me obligim për të fituar sesa kur ke tri pikë në xhep.”
“Spanja është një skuadër e qartë për çfarë luan. Të bën të vraposh, merr topin, ka lojtarë me kualitet. Spanja ka shumë kualitet dhe luajnë njëjtë secilën ndeshje, pa marrë parasysh rivalin. Është kombëtare e re por me ide të qarta.” /Lajmi.net/