Messi është më i mirë se Ronaldo

El Clasico po pritet me padurim nga mediat spanjolle, por edhe më gjerë. E përditshmja ‘Sport’, e afërt me Barcelonën, e ka bërë një shkrim me titullin: ‘Më i miri është Messi’. Në kopertinën e kësaj të përditshmeje janë krahasuar Messi dhe Ronaldo, ndërsa konkludimi numerik është se argjentinasi për momentin është mbi portugezin. 251…

Sport

20/03/2014 16:30

El Clasico po pritet me padurim nga mediat spanjolle, por edhe më gjerë. E përditshmja ‘Sport’, e afërt me Barcelonën, e ka bërë një shkrim me titullin: ‘Më i miri është Messi’.

Në kopertinën e kësaj të përditshmeje janë krahasuar Messi dhe Ronaldo, ndërsa konkludimi numerik është se argjentinasi për momentin është mbi portugezin.

251 ndeshje dhe 264 gola për katër herë fituesin e Topit të Artë dhe 236 ndeshje e 242 gola për dy herë fituesin e Topit të Artë.

Mesatarja e ‘Pleshtit’ është 1,05 gola për ndeshje, ndërsa ajo e CR7 është 1,02 gola për ndeshje.

Të shohim se cili do të jetë më i suksesshëm në përballjen e së dielës mbrëma në Santiago Bernabeu.