Messi: Ëndrra ime më e madhe të fitojë trofe me Argjentinën, jam frikësuar mos kam kontakt me COVID-19

Sulmuesi i Kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi ka pranuar se është i shqetësuar se mos ka kontakt me ndonjë person që është me COVID-19 para se të nis Kupa e Amerikës.

Sport

14/06/2021 19:02

Argjentinasi ende s’ka fituar trofe internacional, derisa ka pranuar se është ëndrra e tij, përcjellë lajmi.net.

Messi tha se e shqetëson COVID-19, andaj duhet të jenë të kujdesshëm.

“Na shqetëson sepse është rrezik për të gjithë të jenë me COVID-19. Do provojmë të jemi të kujdesshëm, por nuk është e lehtë. Këto gjëra ndodhin”.

“Do provojmë që asnjëri të mos ketë, por ndonjëherë nuk varet nga ne”.

Tutje, Messi tha se është i dëshpëruar që të këtë sukses edhe me Kombëtaren pas shumë trove me Barcelonën.

“Mendoj që ka ardhur koha dhe shansi është te Kupa e Amerikës. Ëndrra ime më e madhe është të fitojë trofe me Kombëtaren”.

“Isha shumë afër në disa raste, por nuk ndodhi. Do vazhdojmë derisa sa më nuk mundëm”.

“Kam qenë më fat që kam fituar gjithçka me klubin dhe si individ dhe do ishte bukur të fitojë edhe me Kombëtaren gjithashtu”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Argjentina sonte (e hënë) e nis aventurën në Kupën e Amerikës ndaj Kilit./Lajmi.net/