Messi: E dija se një ditë do të fitoja trofe me Argjentinën

Argjentina është shpallur kampione e Copa America.

Sport

11/07/2021 13:54

Kombëtarja e Argjentinës ka mposhtur Brazilin 1-0 në ndeshjen finale të Kupës së Amerikës, shkruan lajmi.net.

Ylli argjentinas Leo Messi është shprehur tejet i lumtur me triumfin ndaj Brazilit.

“E verteta është se kjo duket çmenduri. Nuk kishte kohë më të mirë se sa kjo të ndodhte. Lumturia është e papërshkrueshme, e dija se ne nje moment do të ndodhte”, tha ai.

“Kisha shumë besim në këtë grup i cili po bëhej me i fortë qe nga Copa America e kaluar. Është nje grup me njerëz shumë të mirë qe të shtyejn ëerpara dhe nuk ankohen kurrë per asgjë”, shtoi ai.

“Isha afer disa herë. E dija se një ditë do të ndodhte. Jam falënderues ndaj Zotit për këtë moment të dhënë, në Brazil. Mendoj se ai e ruajti këtë moment per mua”, përfundoi Leo Messi. /Lajmi.net/