Messi dhe Neymar shpallen futbollistët më të mirë të Copa America

Argjentina dhe Brazili do të përballen nesër nga ora 02:00.

Sport

10/07/2021 20:02

Kombëtarja e Argjentinës dhe ajo e Brazilit do të ballafaqohen në kuadër të finales së Kupës së Amerikës nesër nga ora 02:00, shkruan lajmi.net.

Tashmë janë zgjedhur dy futbollistët më të mirë të këtij turneu, ata janë argjentinasi Leo Messi dhe braziliani Neymar Jr.

Messi deri në finale ka realizuar katër gola e pesë asistime, ndërsa Neymar ka dy gola dhe tre asistime.

Anëtarët e Conmebol kanë zgjedhur dy futbollistët si më të mirët pasi sipas tyre nuk është e mundur të zgjedhësh vetëm një lojtarë sepse ky turne ka dy futbollistët më të mirë.

Mbetet të shihet se cili prej tyre do të ngre lart trofeun e Kupës së Amerikës. /Lajmi.net/