“Messi dëshiron të përfundojë karrierën te Barcelona”

Lionel Messi do të pensionohet te Barcelona në tre apo katër vitet e ardhshme, sipas presidentit të Barcelonës, Josep Maria Bartomeu.

Sport

05/08/2020 22:30

Ditët e fundit nuk kanë qenë të qeta për Barcelonën, me mediet sportive që raporojnë për një interesim të Interit për gjashtë herë fituesin e Topit të Artë.

Në mes të këtyre spekulimeve, Bartomeu ka deklaruar se Lionel Messi nuk do të largohet nga Barcelona.

“Nuk jam vetëm unë që e them këtë. Messi e ka thënë edhe vetë, që ai dëshiron të përfundojë karrierën e tij profesionale te Barcelona, dhe ky është klubi i vetëm për të”, ka deklaruar Bartomeu, përcjell lajmi.net.

“Nuk kam asnjë dyshim se ai do të përfundojë karrierën te Barcelona, kur kjo të ndodh në tri apo katër vitet e ardhshme”.

“Messi e ka të qartë. Ai ka qenë këtu qysh nga fëmijëria. Ai e njeh ngjyrat dhe ai është pjesë e historisë së klubit”./Lajmi.net/