Mësoni arsyen pse filmi “E bukura dhe bisha” u ndalua në Amerikë

Filmi më i ri i aktores Emma Watson, është ndaluar nga transmetimi nëpër kinematë e shtetit të Alabamës.

ShowBiz

05/03/2017 14:30

Filmi i animuar tashmë është realizuar edhe në versonin tjetër, i cili pas përfundimit të premierës në disa vende, ka filluar të shfaqet nëpër kinema, shkruan lajmi.net.

Por, jo të gjitha kinematë e kanë pranuar këtë, ngase çifti Laney në pronësi të së cilëve është kinemaja e Alabamës kanë vendosur ta ndalojnë atë për arye të personazhit homoseksual që luan në film.

Për shkak se besimi ynë fetar e ndalon moralisht shfaqjen e këtij filmi, ne kemi vendosur të mos e transmetojmë në Alabama, thanë çifti. /Lajmi.net/