Mësohet kalendari i La Ligas për sezonin e ardhshëm

Mësohet kalendari i ligës spanjolle për ndeshjet e sezonit 2022-23.

Sport

23/06/2022 19:57

Kalendari i La Liga për sezonin 2022-2023 tashmë është mësuar pas shortit të zhvilluar këtë të enjte në zyrat e Federatës të Futbollit Spanjoll (RFEF).

Në javën e parë, e cila do të zhvillohet më 13/14 gusht, kampionët në fuqi Real Madrid do të vizitojnë Almeria e sapo ngjitur, Barça do të pres në shtëpi Rayo Vallecano, ndërsa Atletico Madrid do të luajë në udhëtim te Getafe.

Java 1 e La Ligas 2022-23:

Athletic Bilbao-Mallorca
Barcelona-Rayo Vallecano
Betis-Elche
Celta-Espanyol
Cadiz-Real Sociedad
Osasuna-Sevilla
Almeria-Real Madrid
Getafe-Atletico Madrid
Valladolid-Villarreal
Valencia-Girona./Lajmi.net/