Mësohet identiteti i viktimës në vetaksidentin në Dobrushë të Istogut

Një vetaksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Dobrushë të Istogut. Si pasojë e këtij vetaksidenti ka humbur jetën një person. Lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. “Rreth orës 06:00 të mëngjesit policia ka pranuar informatën për një vetaksident në fshatin Dobrushë të…

Lajme

13/04/2026 09:56

Një vetaksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Dobrushë të Istogut.

Si pasojë e këtij vetaksidenti ka humbur jetën një person.

Lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 06:00 të mëngjesit policia ka pranuar informatën për një vetaksident në fshatin Dobrushë të Istogut, ku si pasojë shoferi rreth 32 vjeçar ka humbur jetën”, tha Gashi.

Gashi bëri të ditur se shoferi ishte përplasur me një shtyllë të betonit dhe se i njëjti ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë policia, ekipet emergjente e zjarrfikësit. Mjeku ka konstatuar vdekjen”, tha ai.

Në lidhje me rastin, policia dhe njësitë relevante kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të këtij aksidenti.

Siç ka raportuar gazeta Sinjali, viktima e këtij aksidenti është 32 vjeçari Enis Osmanaj.