Mësohet e gjithë e vërteta mes Coutinhos dhe Milanit, a do kalojë braziliani në “San Siro”?

Milan këtë javë pritet t'i kompletojë dy transferimet.

Sport

06/07/2021 10:22

Bëhet fjalë për rikthimin e Sandro Tonalit nga Brescia dhe Brahim Diaz nga Real Madrid, marrëveshje që tashmë janë kompletuar, përcjellë lajmi.net.

“Rossonerët” tani janë duke shikuar mundësitë për të përforcuar pozitën e mesfushorit ofensivë, në mënyrë që të zëvendësojnë Hakan Çalhanoglu, që kaloi te rivali lokal, Inter.

Një profil me kualitet dhe eksperiencë që nuk do kushtojë shumë para.

Ndër shumë emra që janë në ‘radarin’ e gjigantit italian është edhe mesfushori i Barcelonës, Philippe Coutinho.

Qëllimi i Barcelonës është që të zbres pagat e lojtarëve të ekipit të parë në mënyrë që të arrijë t’i rinovojë kontratën Lionel Messit sa më parë të jetë e mundur.

Për këtë arsye, braziliani është në shitje. Drejtori sportiv i Milanit, Frederic Massara e vlerëson lartë kualitetin e brazilianit.

Mirëpo, siç raporton Calciomercato, paga e Coutinhos në vlerë 12 milionë euro për sezon është shumë e madhe për shtatë herë kampionin e Evropës.

Në javët në vijim do këtë bisedime mes klubit dhe lojtarit dhe në rast që Coutinho është i hapur të diskutojë për pagën, atëherë Milan do provojë ta huazojë me mundësi blerje./Lajmi.net/